SandalWood Neroli
Ky është një parfum i balancuar dhe shumë i lehtë për t’u përdorur në përditshmëri. Jep një ndjesi të pastër, elegante dhe pa sforcim, duke e bërë të përshtatshëm për shumicën e situatave. Në hapje dominon neroli, i freskët dhe pak i ëmbël, i shoqëruar nga një prekje e lehtë bergamoti. Shpejt në sfond del në pah aroma e luleve të portokallit, e cila i jep butësi dhe e bën aromën më të rrumbullakosur.
Është një parfum shumë versatil – mund të përdoret gjatë gjithë vitit dhe në pothuajse çdo rast, sidomos në ambiente pune apo gjatë ditës. Nuk është shumë i rëndë apo agresiv, ndaj nuk është zgjedhja tipike për mbrëmje festive apo club.
Me kalimin e kohës, parfumi bëhet më i ngrohtë dhe më i qëndrueshëm, falë notave drunore, musk-ut të bardhë dhe amberit, duke lënë një gjurmë të pastër, të butë dhe elegante në lëkurë.
Notat kryesore:
- Notat e sipërme: neroli, bergamot
- Notat e mesme: lule portokalli, kedër nga Virginia, vaj cypriol
- Notat bazë: nota drunore, musk i bardhë, ambergris, amber dhe lëkurë
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.


Reviews
There are no reviews yet