TERMAT DHE KUSHTET E SHITJES

TERMAT DHE KUSHTET E SHITJES

Përditësuar së fundmi: 15/06/2026

  1. Informacioni i Kompanisë

The Fragrance Shop INACCESSORIZE

Rruga Janosh Hunyadi, Ish Blloku
1001 Tiranë

Tel. +355 689090023
Email: inaccessorize@yahoo.com

  1. Produktet

The Fragrance Shop INACCESSORIZE ofron parfume, produkte aromatike dhe produkte të lidhura me to.

Përshkrimet dhe fotografitë e produkteve paraqiten me sa më shumë saktësi të jetë e mundur. Megjithatë, mund të ketë dallime të vogla në paraqitjen e produktit pa ndikuar në cilësinë ose karakteristikat e tij.

  1. Disponueshmëria

Të gjitha produktet ofrohen në varësi të disponueshmërisë.

Në rast se një produkt nuk është i disponueshëm pas kryerjes së porosisë, klienti do të njoftohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t’i ofrohet zëvendësim, kreditim ose rimbursim i shumës së paguar për produktin e padisponueshëm.

  1. Çmimet

Të gjitha çmimet në faqe janë të shprehura në euro € dhe përfshijnë  TVSH-në sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

The Fragrance Shop INACCESSORIZE rezervon të drejtën të ndryshojë çmimet në çdo kohë. Porositë do të faturohen sipas çmimeve që janë në fuqi në momentin e konfirmimit të porosisë.

  1. Mënyrat e Pagesës

Klientët mund të paguajnë për porositë e tyre nëpërmjet:

• Pagesë me para në dorë gjatë dorëzimit (Cash on Delivery)
• Transfertë bankare
• Pagesë online me kartë bankare.

Për pagesat me transfertë bankare, porosia do të përpunohet pasi pagesa të jetë konfirmuar.

  1. Përgatitja dhe Dorëzimi i Porosive

Koha e përgatitjes së porosisë është zakonisht 1 deri në 2 ditë pune ( nga e Hëna deri të Premten).

Dërgesat realizohen në Shqipëri dhe Kosovë përmes kompanive partnere të transportit.

Koha e dorëzimit mund të ndryshojë në varësi të zonës së dorëzimit dhe kushteve të transportit.

Transporti është falas për porosi me vlerë mbi 50 Euro.

  1. Politika e Kthimeve

Të gjitha parfumet prodhohen me porosi dhe nuk pranohen kthime apo rimbursime për arsye preference personale ose mos pëlqimi të aromës.

Kthimet ose zëvendësimet pranohen vetëm në rastet e mëposhtme:

• Produkti i marrë është i ndryshëm nga ai i porositur.
• Produkti ka pësuar dëmtime gjatë transportit.
• Produkti paraqet defekt të dukshëm në momentin e marrjes.

Klienti duhet të kontaktojë kompaninë brenda 48 orëve nga marrja e porosisë dhe të dërgojë fotografi të produktit dhe paketimit.

Pas verifikimit të rastit, The Fragrance Shop INACCESSORIZE do të ofrojë zëvendësimin e produktit ose rimbursimin e shumës përkatëse.

  1. Përgjegjësia

The Fragrance Shop INACCESSORIZE nuk mban përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga kompani transporti, raste force madhore ose ngjarje jashtë kontrollit të saj.

  1. Privatësia

Të gjitha të dhënat personale trajtohen në përputhje me Politikën e Privatësisë së faqes dhe përdoren vetëm për përpunimin e porosive, komunikimin me klientin dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

  1. Ligji i Zbatueshëm

Këto Terma dhe Kushte rregullohen nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë.

Çdo mosmarrëveshje që lind nga përdorimi i faqes ose nga marrëdhënia tregtare ndërmjet palëve do t’i nënshtrohet juridiksionit të Gjykatës së Tiranës.

Rregjistrohu në listën e pritjes Rregjistrohu në listën e pritjes. Do ju informojmë kur produkti të jetë gjendje në magazinë. Ju lutemi lini adresën tuaj të vlefshme të emailit më poshtë.