Politika e Kthimeve
Të gjitha produktet e The Fragrance Shop prodhohen me porosi pas konfirmimit të porosisë së klientit. Për këtë arsye, nuk pranohen kthime ose rimbursime për arsye të ndryshimit të mendimit, preferencës personale ose mos pëlqimit të aromës.
Nëse keni dyshime për një aromë, ju rekomandojmë të provoni fillimisht mostrën përkatëse përpara blerjes së një shisheje të plotë.
Rastet kur pranohet kthimi:
• Produkti i marrë është i ndryshëm nga ai që është porositur.
• Produkti ka pësuar dëmtime gjatë transportit.
• Produkti paraqet defekt të dukshëm në momentin e dorëzimit.
Në këto raste, klienti duhet të kontaktojë brenda 48 orëve nga marrja e porosisë në adresën inaccessorize@yahoo.com dhe të dërgojë fotografi të produktit dhe paketimit.
Pas verifikimit të rastit, The Fragrance Shop do të ofrojë zëvendësimin e produktit ose rimbursimin e shumës së paguar, sipas rastit.
Produktet e përdorura, të hapura ose të dëmtuara nga përdorimi i klientit nuk pranohen për kthim.
Për çdo pyetje mund të kontaktoni:
The Fragrance Shop INACCESSORIZE
Rruga Janosh Hunyadi, Ish Blloku
1001 Tiranë
Tel. +355 689090023
Email: inaccessorize@yahoo.com
