Dangerous Beauty
Një aromë femërore dhe sensuale për një grua të fortë dhe të sigurt, që nuk ndjek rregulla. Balancë mes elegancës romantike dhe joshjes, me një karakter tërheqës dhe pak “i rrezikshëm”.
Hapet me një ndjesi të freskët dhe të ndritshme nga osmanthus, pjeshka, bergamoti dhe mandarina, ndërsa neroli shton pastërti dhe kanella një prekje të ngrohtë pikante. Në zemër, dominon tuberoza indiane me një ndjesi kremoze dhe dehëse, e shoqëruar nga jasmini, narcisi dhe trëndafili, duke krijuar një aromë florale të pasur dhe elegante.
Në bazë, amberi sjell thellësi dhe sensualitet, ndërsa kedri, sandelwood, patchouli dhe vetiveri japin një karakter drunor që qëndron gjatë në lëkurë.
E freskët por sensuale, ideale për pranverë, verë dhe fillim vjeshte. E përshtatshme për përditshmëri, takime apo mbrëmje ku dëshiron të dallohesh me elegancë dhe vetëbesim.
Notat:
- Sipërme: osmanthus, pjeshkë, neroli, bergamot, mandarinë, kanellë
- Mesme: tuberozë indiane, jasmin, narcisi, trëndafil maj
- Bazë: amber, kedër, sandelwood, patchouli, vetiver
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.


Reviews
There are no reviews yet