Vanilla Sugarwood
Një aromë e ëmbël florale, e lehtë dhe ajrore, shumë komode dhe “soapy” në ndjesi. Vanilla Sugarwood është një parfum femëror, pak pudër falë violetës së kombinuar me vaniljen.
Vanilja është kremoze dhe “qumështore”, me një ëmbëlsi të butë si qumësht me sheqer apo krem i rrahur. Druri i sandalit i jep thellësi dhe balancë, duke e bërë aromën më të qëndrueshme dhe elegante.
E butë, e ngrohtë dhe shumë e dashur — perfekte për ditë me shi dhe ideale për layering me aroma të tjera.
Notat e sipërme: orkide dhe vanilje
Notat e mesme: sheqer dhe violetë
Notat bazë: dru sandali
Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.


Reviews
There are no reviews yet