Color of Tobacco
Një aromë shumë e ngrohtë, e ëmbël dhe jashtëzakonisht “smoky” – ndër më të tymosurat në koleksion. Ka një karakter të fortë dhe unik, sidomos për ata që adhurojnë notat e duhanit. Është një parfum që tërheq vëmendje, por nuk është për të gjithë, ndaj rekomandohet ta provoni në lëkurë para se ta zgjidhni.
Në hapje dominon duhani, por jo në formë të rëndë apo të djegur – më shumë si gjethe e freskët duhani, e kombinuar menjëherë me ëmbëlsinë e mjaltit dhe notat frutore të kumbullës dhe pjeshkës. Kjo i jep aromës një fillim të ëmbël dhe interesant.
Në zemër, vazhdon tema e duhanit me një prekje më të butë (white tobacco), ndërsa pjeshka dhe erëzat i shtojnë një dimension më të ngrohtë dhe pak pikant. Në bazë, amberi i jep thellësi dhe e bën aromën më të plotë dhe pak më mashkullore, ndërsa mbeten nota të ëmbla dhe paksa arrorë/pikante që zhvillohen gradualisht. Një prekje e lehtë agrumesh shton pak freski për ta balancuar gjithë përbërjen.
Është një parfum ideal për vjeshtë dhe dimër, shumë i pasur dhe i veçantë, por që kërkon pak guxim dhe shije specifike.
Notat kryesore:
- Notat e sipërme: duhan, gjethe duhani, mjaltë, kumbull
- Notat e mesme: duhan i bardhë, pjeshkë, erëza
- Notat bazë: amber, agrume
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.


Reviews
There are no reviews yet