Fresh Italian Neroli

Price range: 150 L through 2500 L

Kjo përzierje e bukur arrin të jetë në të njëjtën kohë: e freskët dhe e pastër, asertive dhe dominuese, nostalgjike dhe sensuale.

(1 customer review)

Fresh Italian Neroli

E freskët, florale dhe agrume. Nëse je fans i nerolit, kjo aromë do të të pëlqejë patjetër. Një parfum veror i ngrohtë dhe i gjallë, që hapet me një kombinim agrumesh dhe lulesh të bardha. Notat kryesore që ndihen janë bergamoti, portokalli, livando dhe lule portokalli.

Në fillim dominon lule portokalli me një shpërthim të fortë freskie, ndërsa bergamoti shton nota aromatike dhe pak pikante. Më pas vijnë portokalli dhe livando, duke krijuar një balancë mes ëmbëlsisë, freskisë dhe një nuance të lehtë të hidhur. Pas rreth 20 minutash, aroma bëhet më e butë, më florale dhe pak më e ëmbël, ndërsa amberi shton thellësi dhe ngrohtësi.

Notat e sipërme: bergamot, mandarinë, limon, portokall, livando, rozmarinë dhe myrtle
Notat e mesme: lule portokalli afrikane, neroli, jasemin dhe pittosporum
Notat bazë: amber, angelica dhe musk herbal

Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.

Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.
Kthimet nuk pranohen.

1 review for Fresh Italian Neroli

  1. Klea (verified owner)

    Parfumi ka nje arome te mrekullueshme dhe nje ere qe zgjat per shume kohe

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.