The Wild Elixir
Aromë që të jep ndjesinë e luksit të pastër. E thellë, me amber, pak e ëmbël dhe me një prekje temjani — një version më i errët, më sensual dhe më i guximshëm.
Hapet me një shpërthim energjik grejpfruti, livandoje dhe likorice, që krijojnë një fillim shumë unik. Shpejt kalon në një zemër më të ngrohtë dhe misterioze, ku kanella, arrëmyshku dhe kardamomi krijojnë një “cloud” aromatik pikant dhe shumë tërheqës.
Në tharje, druri i sandalit bashkohet me patchouli dhe vetiver për një bazë tokësore dhe të errët. Likorice mbetet gjatë gjithë kohës, duke i dhënë aromës një ndjesi pak rrëshinore dhe shumë karakteristike.
Një parfum modern “masterpiece” — i fortë, sexy dhe shumë i veçantë. Mund të vishet gjatë gjithë vitit, madje edhe në netë vere.
Notat e sipërme: arrëmyshk, kanellë, kardamom dhe grejpfrut
Notat e mesme: livando
Notat bazë: likorice, dru sandali, amber, patchouli dhe vetiver haitian
Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.


Reviews
There are no reviews yet