Going to London for him

Price range: 150 L through 2500 L

E nxehtë, pikante që thjesht ju bën të ndiheni mirë.

(2 customer reviews)

Going to London for Him

Një aromë e ngrohtë dhe pikante që të jep menjëherë ndjesinë e rehatisë dhe elegancës. Është tip parfumi që “ngroh” atmosferën rreth teje, sidomos në ditët e ftohta, duke krijuar një prezencë tërheqëse dhe paksa dehëse për të tjerët. Kombinimi i duhanit me kanellën e bën aromën shumë të këndshme, të butë por njëkohësisht karakteristike.

Në hapje ndjehet një përzierje e ëmbël-pikante me kanellë dhe freskia e lehtë e bergamotit, ndërsa livandoja i shton një elegancë klasike. Në zemër, aroma bëhet më e thellë me nota lëkure dhe mimose, duke krijuar një ndjesi të ngrohtë dhe paksa sensuale. Në bazë, dominojnë duhani dhe notat drunore, të pasuruara me rrëshira si opoponax dhe nuanca tokësore si oakmoss, që i japin qëndrueshmëri dhe një karakter mashkullor të fortë.

Është ideal për sezonin e vjeshtës deri në fillim të pranverës – një parfum që shoqëron shumë mirë temperaturat e ulëta dhe ambientet më intime.

Notat kryesore:

  • Notat e sipërme: kanellë, livando, bergamot
  • Notat e mesme: lëkurë, mimosa
  • Notat bazë: gjethe duhani, opoponax, dru guaiac dhe oakmoss

* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.

2 reviews for Going to London for him

  1. Antjòn Kallojeri (verified owner)

    👌👌👌👌👌👌👌👌

  2. Aldor Karaj (verified owner)

    Super

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.