Jasmine Green Garden

Price range: 150 L through 2500 L

Një aromë shumë e bukur jasemini, me të vërtetë e rafinuar dhe e performuar mirë.

Jasmine Green Garden

Një aromë shumë e bukur me jasemin — e sofistikuar, e pastër dhe shumë natyrale. Jasemini dominon gjithë kompozimin me një karakter pak të hidhur dhe “green”, duke e bërë aromën elegante dhe jo të ëmbël.

Hapet me një freski të lehtë frutore nga dardha Nashi dhe një prekje pikante nga piperi rozë. Në zemër, jasemini sambac shkëlqen i rrethuar nga zambaku i luginës dhe lule portokalli, duke krijuar një buqetë florale të pastër dhe të rafinuar.

Në bazë, druri i kedrit dhe sandali sjellin një përfundim të butë, drusor dhe shumë të balancuar.

Një aromë “green”, e pastër dhe shumë elegante — perfekte për pranverë dhe për ata që duan parfume të thjeshta, por me klas.

Notat e sipërme: dardhë Nashi dhe piper rozë
Notat e mesme: zambak i luginës, jasemin sambac dhe lule portokalli
Notat bazë: dru kedri dhe dru sandali

Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.

Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.

Reviews

There are no reviews yet

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.