Magic of Vanilla Candy

Price range: 150 L through 2500 L

Magic Of Vanilla Candy

Një aromë ndryshe nga çdo vanilje tjetër në listë. Nëse dëshiron të “rizbulosh” vaniljen — kjo është zgjedhja perfekte!

Aroma hapet menjëherë me një shpërthim notash: dardhë frutore, një prekje e fortë rumi, pak nota florale dhe shumë ëmbëlsi (marshmallow, krem vaniljeje, karamele etj). Me kalimin e kohës, del në pah dardha e karamelizuar dhe një kombinim i ëmbël, pak floral dhe pak gourmand, shumë i butë dhe i këndshëm.

Ndërkohë, ndihen lehtë marshmallow dhe nuanca të dardhës së ëmbëlsuar. Në sfond shfaqen musk dhe dru sandali, duke i dhënë balancë aromës. Sa më shumë e nuhat, aq më shumë zbulon nota si musk dhe sheqer kaf, që të mbështjellin me një ndjesi të ngrohtë dhe komode, pothuajse “të ngrënshme”.

Shto pak Magic Of Vanilla Candy në jetën tënde!

Notat e sipërme: vanilje, dardhë, toffee, rum, gjethe violetë dhe ylang-ylang
Notat e mesme: bubblegum, jellybean, karamel, jasemin dhe labdanum
Notat bazë: sheqer, patchouli, tonka bean, dru cashmere, vetiver dhe dru sandali

Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.

Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.
Kthimet nuk pranohen.

Reviews

There are no reviews yet

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.