Ego
Një aromë shumë komplekse dhe e pasur. Elegante, e shijshme dhe çuditërisht moderne. Një “masterpiece” i vërtetë dhe unik. Një parfum oriental drusor që arrin një balancë perfekte mes notave të thata dhe atyre të ëmbla.
Nota më intensive është kanella — njëkohësisht ajrore dhe pikante. Aciditeti i saj balancohet nga druri i sandalit, i pasur dhe kremoz, duke krijuar një harmoni shumë të bukur.
Shumë classy dhe i përshtatshëm si për ditë ashtu edhe për natë, në verë dhe dimër.
Notat e sipërme: dru trëndafili brazilian, koriandër, mandarinë siciliane dhe mahogany
Notat e mesme: kanellë, trëndafil Damask dhe karafil
Notat bazë: dru sandali, duhan, vanilje, lëkurë dhe amber
Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.


Reviews
There are no reviews yet