Mystic Waters

Price range: 150 L through 2500 L

Eshtë aromatike dhe misterioze, e errët dhe mikpritëse.

Mystic Waters

Një aromë kremoze, pak e ëmbël dhe me një nuancë të lehtë “salty”. Shumë misterioze dhe e veçantë — të kujton pyjet në fund të vjeshtës.

Ka një karakter aromatik, të errët dhe tërheqës, që të mbështjell me një ndjesi ngrohtësie dhe misteri. Hapet me nota agrumesh të kombinuara me myshk lisi, vetiver dhe amber, duke krijuar një fillim të freskët por të thellë.

Në zemër, amberi dhe piperi (i zi dhe rozë) shtojnë intensitet dhe një prekje pikante, ndërsa violeta i jep një butësi elegante. Në bazë, bredhi, druri i kedrit, vetiveri nga Madagaskari dhe myshku i lisit krijojnë një përfundim drusor, tokësor dhe shumë të qëndrueshëm.

Një aromë unike, ideale për vjeshtë dhe dimër.

Notat e sipërme: portokall, rrëshirë elemi dhe limon
Notat e mesme: amber, piper, piper rozë dhe violetë
Notat bazë: bredh, dru kedri, vetiver nga Madagaskari dhe myshk lisi

Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.

Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.

Reviews

There are no reviews yet

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.