Homme Privé
Një aromë elegante dhe e qetë, që nuk ka nevojë të jetë e fortë për të lënë përshtypje. Me livando në fillim, hapet e pastër dhe klasike, ndërsa në zemër iris dhe musk japin një ndjesi pudër, të butë dhe luksoze. Në bazë, kedri dhe vetiveri sjellin stabilitet dhe thellësi.
Një parfum shumë i rafinuar, për një mashkull me vetëbesim të qetë dhe stil minimalist. Ideal për vjeshtë dhe dimër, por edhe për mbrëmje pranvere.
Notat:
- Sipërme: livando
- Mesme: iris, musk bimor, dardhë
- Bazë: kedër Virginia, vetiver
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.
* Nuk pranohen kthime.


Reviews
There are no reviews yet