True Male
Një klasik modern absolut — aromë fantastike që kombinon freskinë aromatike me një bazë të ngrohtë dhe sensuale vaniljeje. Është një parfum shumë i balancuar: i freskët në fillim, i butë dhe joshës në zhvillim.
Hapet me një kombinim energjik të livandos dhe mentës, shumë freskues dhe i pastër, i pasuruar me kardamom, bergamot dhe artemisia. Më pas, aroma bëhet më e ngrohtë dhe pikante me kanellë, lule portokalli dhe një prekje cumin që shton karakter.
Në bazë, vanilja dhe tonka bean krijojnë një ndjesi kremoze dhe shumë sensuale, ndërsa amberi, druri i sandalit dhe kedri japin thellësi dhe qëndrueshmëri.
Shumë i sigurt dhe i gjithanshëm — mund të vishet kudo dhe në çdo stinë. Një parfum që përshtatet me çdo moment.
Notat e sipërme: livando, mentë, kardamom, bergamot dhe artemisia
Notat e mesme: kanellë, lule portokalli dhe cumin
Notat bazë: vanilje, tonka bean, amber, dru sandali dhe dru kedri
Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.


marinela baka (verified owner) –
shume i ngjashem me origjinalin