Cozy Fireplace
Një aromë që të kujton ngrohtësinë e oxhakut në dimër. E ngrohtë, intime dhe shumë komode, si një mbrëmje e qetë në shtëpi.
Hapet me nota drunore të thella dhe oud, duke krijuar një ndjesi të ngrohtë dhe pak misterioze. Me kalimin e kohës, dalin në pah sheqeri dhe vanilja, që e zbusin aromën dhe i japin një ndjesi kremoze dhe të ëmbël. Në fund, oud rikthehet i shoqëruar me sandelwood dhe nota bimore, duke lënë një gjurmë të gjatë dhe elegante.
Ideale për vjeshtë dhe dimër, sidomos për mbrëmje dhe momente relaksi.
Notat:
- Sipërme: nota drunore, oud
- Mesme: sheqer, vanilje
- Bazë: oud, sandelwood, nota bimore
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.


Reviews
There are no reviews yet