Her Loyalty
Një aromë që të mbështjell si një përqafim i ngrohtë. Që në fillim ndjehet limoni i karamelizuar, i ëmbël me një prekje të lehtë thartësie, si një ëmbëlsirë me limon. Në zemër, panna cotta kremoze, lulja e portokallit dhe rumi krijojnë një ndjesi si nga pastiçeria – e butë, delikate por me karakter. Në bazë, vanilja lë një gjurmë të ëmbël, të ngrohtë dhe shumë komode.
Është një aromë gourmand, shumë e ëmbël dhe përkëdhelëse, por e balancuar nga freskia e limonit dhe lules së portokallit. Rumi dhe vanilja i japin thellësi dhe sensualitet.
Ideale për ditë të freskëta vjeshte dhe dimri, sidomos për mbrëmje, por edhe gjatë ditës si një aromë e butë dhe komode.
Notat:
- Sipërme: limon i karamelizuar
- Mesme: panna cotta, lule portokalli, rum
- Bazë: vanilje
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.


Reviews
There are no reviews yet