Summer Vanilla Coco

Price range: 150 L through 2500 L

Një aromë dite e thjeshtë dhe e këndshme.

Summer Vanilla Coco
White Floral • Vanilla • Coconut • Sweet • Lactonic

Një aromë verore kremoze dhe shumë elegante, që të jep menjëherë “beach vibes”. Kombinimi i kokosit dhe vaniljes krijon një ndjesi të ëmbël, të butë dhe shumë sensuale, pa qenë “girly” — më shumë një elegancë moderne dhe e rafinuar.

Hapet me qumësht kokosi, lule dorëzonje, dardhë dhe limon italian, duke krijuar një fillim të freskët, frutor dhe pak kremoz. Në zemër, tuberoza, jasemini sambac dhe gardenia japin një ndjesi florale të bardhë dhe të butë, që krijon atë teksturë “milky” shumë të veçantë.

Në bazë, vanilja bourbon ngroh aromën me një sensualitet të butë, ndërsa druri i sandalit, musk dhe patchouli i japin thellësi dhe qëndrueshmëri.

Një parfum i bukur, kremoze dhe shumë veror — perfekt për ata që duan aroma kokos-vanilje me stil dhe klas.

Notat e sipërme: qumësht kokosi, dorëzonjë, lule dardhe dhe limon italian
Notat e mesme: tuberozë, jasemin sambac, gardenia dhe musk herbal
Notat bazë: vanilje bourbon, dru sandali, musk dhe patchouli

Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.

Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.
Kthimet nuk pranohen.

Reviews

There are no reviews yet

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.