Wild Jungle

Price range: 1.50 € through 25.00 €

Wild Jungle

Një aromë me karakter të fortë dhe shumë të veçantë – elegante, e pasur dhe e balancuar, por jo për këdo. Ky është një parfum për ata që duan aromat intensive dhe pikante. Është shumë i theksuar në erëza, ndaj dashamirësit e tyre do ta adhurojnë. Unik në stilin e tij dhe me një personalitet të qartë – një “masterpiece” në kategorinë e vet. Rekomandohet të përdoret me masë, sepse është mjaft potent.

Në hapje ndjehet një kombinim i freskët, por menjëherë pikant, me mandarinë të shoqëruar nga karafili dhe kumini që i japin një hyrje të fortë dhe karakteristike. Në zemër, parfumi bëhet edhe më kompleks, me një përzierje të pasur erëzash dhe notash ekzotike si mango, ylang-ylang dhe likorice, duke krijuar një ndjesi të ngrohtë dhe intriguese.

Në bazë, aroma stabilizohet me amber, patchouli dhe vanilje, që i japin një thellësi të ëmbël dhe të ngrohtë, duke balancuar intensitetin pikant.

Është ideal për mot të ftohtë – sa më i ftohtë aq më mirë, sepse në temperatura të ulëta kjo aromë shfaqet në mënyrën më të bukur.

Notat kryesore:

  • Notat e sipërme: mandarinë, karafil, kuminë
  • Notat e mesme: kuminë, mango, heliotrop, ylang-ylang, likorice, gardenia, kardamom
  • Notat bazë: amber, patchouli, vanilje

* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.
* Nuk pranohen kthime.

Reviews

There are no reviews yet

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.