Almond Vanilla Light

Price range: 1.50 € through 25.00 €

Aromë për ditën, elegante, e butë, femërore, e përsosur.

Almond Vanilla Légère (phthalate free)

Një aromë shumë elegante dhe e butë, perfekte për përdorim gjatë ditës. Jep një ndjesi të pastër, femërore dhe të rafinuar pa qenë aspak e rëndë – një parfum që vjen natyrshëm dhe të shoqëron lehtë gjatë gjithë ditës.

Në hapje është e freskët dhe e ndritshme, me ylang-ylang dhe agrume që i japin një fillim të gjallë dhe plot dritë. Në zemër, parfumi bëhet më i butë dhe klasik, me jasmin, tuberozë, trëndafil bullgar dhe lule portokalli, duke krijuar një elegancë florale shumë harmonike.

Në bazë, aroma zhvillohet në një përzierje të ngrohtë dhe kremoze: tonka bean, sandelwood dhe praline sjellin një ëmbëlsi të butë, ndërsa karameli i qumështit dhe kanella shtojnë një ndjesi komode dhe përkëdhelëse. Patchouli, amber dhe musk i japin qëndrueshmëri dhe një prekje sensuale, por gjithmonë të balancuar.

Është një parfum shumë i bukur për çdo ditë – i lehtë, i këndshëm dhe elegant, ideal për ata që duan një aromë femërore që nuk lodh, por që lë një prezencë të pastër dhe të rafinuar.

Notat kryesore:

  • Notat e sipërme: ylang-ylang, mandarinë, bergamot, limon
  • Notat e mesme: jasmin, tuberozë, trëndafil bullgar, lule portokalli
  • Notat bazë: tonka bean, sandelwood, praline, kanellë, karamel qumështi, kedër, cashmere wood, patchouli, amber, musk

* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.

Reviews

There are no reviews yet

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.