Stronger with IN Intensely
Një aromë që përfaqëson forcën, ngrohtësinë dhe një mashkulloritet të ëmbël e tërheqës. Që në momentin e parë mbi lëkurë, shfaq një karakter dinamik dhe “addictive”, që nuk kalon lehtë pa u vënë re.
Hapja është energjike dhe e gjallë, me piper rozë, dëllinjë dhe violetë që krijojnë një kontrast të freskët por njëkohësisht pikant – si një shkëndijë që tërheq menjëherë vëmendjen dhe hap rrugën për pjesën më të pasur të aromës.
Në zemër, parfumi zbulon anën e tij më të ngrohtë dhe “gourmand”: karameli toffee dhe kanella ndërthuren në një ëmbëlsi pikante që të kujton një ëmbëlsirë dimri shumë të rafinuar. Livandoja dhe sherebela e balancojnë këtë ëmbëlsi, duke i dhënë një elegancë aromatike dhe duke e mbajtur parfumin të kontrolluar, jo të rëndë.
Në bazë ndodh magjia e vërtetë: vanilja, amberi, tonka bean dhe suede krijojnë një strukturë kremoze, të butë dhe shumë sensuale që qëndron gjatë në lëkurë. Është një bazë e ngrohtë dhe mashkullore, me një elegancë të qetë por shumë prezente.
Ky është parfumi ideal për dimër – i ngrohtë, komod dhe joshës. Shkëlqen sidomos në mbrëmje, në takime, evente apo momente kur dëshiron të ndihesh i sigurt dhe të lësh përshtypje. Mjaft elegant edhe për ambient pune, por potencialin maksimal e tregon në temperatura të ulëta dhe në ambiente sociale.
Është një aromë që kombinon rehati dhe forcë – një vanilje e ëmbël dhe pikante që nuk ka frikë të tërheqë vëmendje. Perfekte për t’u bërë “signature scent” gjatë ditëve dhe netëve të ftohta.
Notat kryesore:
- Notat e sipërme: piper rozë, dëllinjë, violetë
- Notat e mesme: karamel toffee, kanellë, livando, sherebelë
- Notat bazë: vanilje, amber, tonka bean, suede
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.
* Nuk pranohen kthime.


Reviews
There are no reviews yet