Sweet Red Hibiscus
Lulesh, me nuanca qelibari, e ëmbël dhe pak pudër.
Një aromë e bukur, e butë, e ngrohtë dhe e ëmbël. Hapet me një hibiskus të ëmbël, pasuar shpejt nga xhenxhefili dhe kardamomi. Pas pak minutash shfaqet një jasemin i ngrohtë dhe shumë i këndshëm. Me kalimin e kohës, aroma bashkohet në një harmoni perfekte – e ëmbël, e ngrohtë dhe shumë e balancuar.
Është e vështirë të dallosh notat veç e veç, sepse janë të ndërthurura në mënyrë shumë të mirë. Më pas, temjani fillon të ndihet lehtë, duke i shtuar thellësi aromës. Në fund mbetet një aromë e butë, qetësuese dhe shumë e bukur.
E përshtatshme për gjatë gjithë vitit, por veçanërisht e bukur në vjeshtë dhe dimër, sidomos në mbrëmje.
Notat e sipërme: mandarinë, xhenxhefil dhe kardamom i zi
Notat e mesme: hibiskus, jasemin, orkide e zezë, zambak uji dhe ylang-ylang
Notat bazë: vanilje, qelibar dhe temjan
Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.


Reviews
There are no reviews yet