Spicy Rose

Price range: 150 L through 2500 L

Nëse feminiliteti do të kishte një aromë, kjo është ajo.

(1 customer review)

Spicy Rose

Nëse feminiteti do të kishte një aromë, kjo do të ishte ajo. Shumë elegante, me karakter të fortë dhe plot prezencë. Është njëkohësisht frutore dhe e ëmbël, sensuale dhe femërore. Një kombinim vërtet i zgjuar dhe i veçantë.

Trëndafili i ëmbël dhe pak pudër, i ndërthurur me bozhuren, balancohet bukur nga një nuancë e lehtë thartire që vjen nga litchi dhe rabarbari – pikërisht kjo e bën këtë aromë të dallohet nga aromat e tjera me trëndafil. Spicy Rose është e lehtë, ajrore dhe paksa ëndërrimtare.

Notat e vaniljes dhe temjanit janë të pranishme, por të buta dhe jo dominante. Me kalimin e kohës, musk-u, cashmere dhe vetiveri dalin në pah, duke e bërë aromën edhe më të pastër dhe elegante.

Një parfum shumë i mirë që përshtatet në shumë situata dhe gjatë gjithë vitit. Një aromë e bukur, e butë dhe e rafinuar për një grua.

Notat e sipërme: litchi, rabarbar, bergamot dhe arrëmyshk
Notat e mesme: trëndafil turk, bozhure, musk, petalia dhe vanilje
Notat bazë: cashmere, temjan, kedër dhe vetiver nga Haiti

Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.

Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.

1 review for Spicy Rose

  1. Donatela (verified owner)

    Aromë që përaferson me origjinalin dhe zgjat shumë

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.