Helios
Një aromë e freskët dhe energjike që jep ndjesi force dhe vetëbesimi. Që në fillim shpërthen me freskinë e bergamotit dhe grejpfrutit, duke krijuar një hyrje të ndritshme dhe dinamike.
Mandarina jeshile dhe rrushi i zi shtojnë një nuancë të gjallë dhe ambicioze, ndërsa në zemër vetiveri dhe geraniumi sjellin një ndjesi të pastër, të gjelbër dhe elegante.
Në bazë, drurët e thatë dhe cashmere wood japin stabilitet dhe thellësi, ndërsa amberi, rrëshira e bredhit dhe tonka bean shtojnë ngrohtësi dhe një prekje të ëmbël misterioze. Ambergris lë një gjurmë magnetike dhe shumë mashkullore.
Është një parfum për çdo stinë, veçanërisht i përshtatshëm për pranverë dhe verë – i pastër, dinamik dhe i sigurt, perfekt nga mëngjesi në punë deri në mbrëmje.
Notat:
- Sipërme: grejpfrut, bergamot, rrush i zi
- Mesme: vetiver, mandarinë jeshile, geranium
- Bazë: dru i thatë, cashmere wood, ambergris, rrëshirë bredhi, kedër, tonka bean
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.
* Nuk pranohen kthime.


Reviews
There are no reviews yet