Sugar Cloud – Dreamy
Një aromë e butë dhe e ëmbël, si një re e lehtë vaniljeje e përzier me nota frutore dhe gourmand. Shpreh thelbin e feminitetit – e ëmbël, por njëkohësisht ajrore dhe shumë e lehtë për t’u mbajtur.
Në hapje jep një ndjesi kremoze dhe të këndshme, si një prekje lulesh dhe agrumesh që të kujton një ëmbëlsirë delikate me luleshtrydhe. Ëmbëlsia është e pranishme, por musk-u i butë dhe një nuancë e lehtë pudre e balancojnë, duke e bërë aromën të mos jetë e rëndë.
Në zemër, parfumi zhvillohet në një përzierje të shijshme notash “gourmet” dhe frutash tropikale, duke krijuar një ndjesi lozonjare dhe shumë tërheqëse. Ndërsa në bazë, vanilja, musk-u dhe sandelwood e përmbyllin aromën me një butësi kremoze dhe ngrohtësi që qëndron në lëkurë.
Është si një re e butë me fruta tropikale dhe një puthje vaniljeje – një aromë që të transporton në një botë përrallore, të lehtë dhe plot ngjyra. Shumë e këndshme për t’u kombinuar (layering), komode dhe absolutisht e parezistueshme.
Notat kryesore:
- Notat e sipërme: orkide, heliotrop, mandarinë
- Notat e mesme: nota gourmand, fruta tropikale
- Notat bazë: vanilje, musk, sandelwood
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.



Reviews
There are no reviews yet