Olympic Legend
Një aromë e ëmbël dhe e ngrohtë, perfekte për stinët e ftohta si vjeshta dhe dimri. Jep një ndjesi komode dhe paksa sensuale, si një parfum që të “mbështjell” dhe të shoqëron gjatë gjithë ditës apo mbrëmjes.
Në hapje ndjehet një kombinim interesant mes freskisë së kripës së detit dhe ëmbëlsisë frutore të kumbullës dhe kajsisë, që e bëjnë aromën të veçantë dhe jo tipike. Më pas zhvillohet në një zemër më të butë me lule dhe një prekje pikante nga xhenxhefili, duke krijuar një balancë mes freskisë dhe ngrohtësisë.
Në fazën finale, parfumi bëhet më i thellë dhe më i qëndrueshëm falë vaniljes, amberit dhe tonka bean, të cilat i japin një ëmbëlsi të ngrohtë dhe paksa kremoze, ndërsa nota e “sand” shton një karakter unik dhe të thatë.
Është një parfum ideal për ditët e ftohta, shumë i këndshëm dhe i lehtë për t’u pëlqyer.
Notat kryesore:
- Notat e sipërme: kripë deti, kumbull, kajsi
- Notat e mesme: lule xhenxhefili, nota florale
- Notat bazë: vanilje, amber, sand, tonka bean
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.
* Nuk pranohen kthime.


Reviews
There are no reviews yet