Adore Joy

Price range: 150 L through 2500 L

Për stinën e nxehtë

Adore Joy

Një aromë perfekte për periudhën e ngrohtë mes pranverës dhe verës — e freskët, pak “salty” dhe shumë femërore.

Hapet me një notë të pastër kripë deti që i jep një ndjesi të freskët dhe ajrore, si një fllad buzë detit. Më pas transformohet në një zemër të pasur florale, ku jasemini sambac, ylang-ylang, tuberoza dhe neroli krijojnë një aromë të ëmbël, elegante dhe shumë sensuale.

Në bazë, pjeshka shton një prekje të butë frutore, duke e bërë aromën më të ngrohtë dhe tërheqëse.

Një parfum që fillon i freskët dhe përfundon i ëmbël — i lehtë, elegant dhe perfekt për ditë me diell.

Notat e sipërme: kripë deti
Notat e mesme: jasemin sambac, ylang-ylang, tuberozë dhe neroli
Notat bazë: pjeshkë

Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.

Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.

Reviews

There are no reviews yet

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.