Garden by the Nile

Price range: 150 L through 2500 L

Garden by the Nile

Një aromë që të transporton menjëherë në brigjet e Nilit, mes natyrës së gjallë dhe misterioze. E freskët, frutore dhe “green”, me një karakter shumë unik dhe aventurier.

Hapet me një kombinim të ndritshëm agrumesh dhe nuancash të gjelbra — grejpfruti, mango jeshile, domatja dhe karrota krijojnë një fillim shumë interesant, pak frutor dhe pak “vegetal”. Një freski që të kujton natyrën e egër dhe të pasur.

Në zemër, lotus, zymbyl, bozhure dhe portokalli shtojnë një dimension floral të freskët dhe të pazakontë, ndërsa notat ekzotike si temjani dhe irisi i japin thellësi dhe kompleksitet.

Në bazë, musk, labdanum, kanella dhe irisi krijojnë një përfundim të ngrohtë dhe pak misterioz, që balancon freskinë e fillimit.

Një parfum i ndritshëm, frutor dhe “green” — perfekt për verë dhe për ata që duan aroma të ndryshme dhe eksploruese.

Notat e sipërme: grejpfrut, mango jeshile, domate dhe karrotë
Notat e mesme: lotus, rush (kallamishte), portokall, zymbyl dhe bozhure
Notat bazë: musk, iris, temjan, labdanum dhe kanellë

Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.

Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.

Reviews

There are no reviews yet

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.