Hidratues i shkëlqyer me shkumë të butë që mund të përdoret për të krijuar sapunë scrub për trupin.
Mund të shtoni farra lulekuqe, kokriza bajame, kajsie, lule te thata etj
Karakteristika hidratuese është nga përmbajtja e lartë e glicerinës e cila ofron një ndjenjë të këndshme në lëkurë.
Disa fjalë për sapunin:
Eshtë e përbërë nga pastrues natyralë, jo sintetikë dhe aditivë të ndryshëm. Eshtë i sigurt, i lehtë për t’u përdorur dhe ekonomik. Ka ph 8.5-9.5 dhe ka veti te shkëlqyera pastrimi, pa e tharë lëkurën.
Procesi me 5 hapa:
- E presim sapunin në copa të vogla dhe e vendosim në një enë që duron nxehtësinë. Vendosim enën në mikrovale (ose Bain-Marie) dhe e ngrohim në intervale 30 sek. duke e përzier deri sa të shkrihet.
KUJDES të mos marrë valë dhe të mos digjet sapuni. Nëse përdorim Bain-Marie vendosim enën brenda në një enë me ujë dhe presim deri sa të shkrijë duke e përzier.
2. Shtojmë disa pika bojë për sapun dhe e përziejmë mirë me një lugë. Doza është: në 100gr bazë sapuni të bardhë 4-8 pika bojë, në 100gr bazë sapuni transparent 2-4 pika bojë.
3. Shtojmë 30 pika vaj aromatik për cdo 100gr bazë sapuni dhe e përziejmë mirë me lugë.
4. E hedhim në kallëp dhe sprucojmë me alkool që të largojmë flluskat në sipërfaqe. E lemë sapunin të ngrijë për rreth 15-30 min.
5. Me kujdes e nxjerrim nga kallëpi dhe e mbështjellim me membranë kuzhine.
KUJDES!!
- Mos e zieni sapunin, humb transparencen e tij dhe ngurtësohet shpejt.
- Gjithmonë sprucojmë me alkool që të largojmë flluskat në sipërfaqe.
- Mos harroni ta mbështillni në fund sapunin tuaj.
- Nëse nuk del lehtë nga kallëpi vendoseni në frigorifer për disa minuta.
Reviews
There are no reviews yet