Bazë Sapuni gjalpe Shea,Cocoa & Mango

Rated 5.00 out of 5 based on 1 customer rating
(1 customer review)

1150 L

Hidratues i shkëlqyer me shkumë të butë.

Karakteristika hidratuese është nga përmbajtja e lartë e glicerinës e cila ofron një ndjenjë të këndshme në lëkurë.

Disa fjalë për sapunin:

Eshtë e përbërë nga pastrues natyralë, jo sintetikë dhe aditivë të ndryshëm. Eshtë i sigurt, i lehtë për t’u përdorur dhe ekonomik. Ka ph 8.5-9.5 dhe ka veti te shkëlqyera pastrimi, pa e tharë lëkurën.

Procesi me 5 hapa:

  1.  E presim sapunin në copa të vogla dhe e vendosim në një enë që duron nxehtësinë. Vendosim enën në mikrovale (ose Bain-Marie) dhe e ngrohim në intervale 30 sek. duke e përzier deri sa të shkrihet.

KUJDES të mos marrë valë dhe të mos digjet sapuni. Nëse përdorim Bain-Marie vendosim enën brenda në një enë me ujë dhe presim deri sa të shkrijë duke e përzier.

2.  Shtojmë disa pika bojë për sapun dhe e përziejmë mirë me një lugë. Doza është: në 100gr bazë sapuni të bardhë 4-8 pika bojë, në 100gr bazë sapuni transparent 2-4 pika bojë.

3.  Shtojmë 30 pika vaj aromatik për cdo 100gr bazë sapuni dhe e përziejmë mirë me lugë.

4. E hedhim në kallëp dhe sprucojmë me alkool që të largojmë flluskat në sipërfaqe. E lemë sapunin të ngrijë për rreth 15-30 min.

5. Me kujdes e nxjerrim nga kallëpi dhe e mbështjellim me membranë kuzhine.

KUJDES!!

  • Mos e zieni sapunin, humb transparencen e tij dhe ngurtësohet shpejt.
  • Gjithmonë sprucojmë me alkool që të largojmë flluskat në sipërfaqe.
  • Mos harroni ta mbështillni në fund sapunin tuaj.
  • Nëse nuk del lehtë nga kallëpi vendoseni në frigorifer për disa minuta.

1 review for Bazë Sapuni gjalpe Shea,Cocoa & Mango

  1. Rated 5 out of 5

    Daniela Ferko (verified owner)

    👍

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.

Rregjistrohu në listën e pritjes Rregjistrohu në listën e pritjes. Do ju informojmë kur produkti të jetë gjendje në magazinë. Ju lutemi lini adresën tuaj të vlefshme të emailit më poshtë.
Bazë Sapuni gjalpe Shea,Cocoa & Mango