Hidratues i shkëlqyer me shkumë të butë
Karakteristika hidratuese është nga përmbajtja e lartë e glicerinës e cila ofron një ndjenjë të këndshme në lëkurë.
Përfitimet e qumështit të dhisë
Qumështi i dhisë është i pasur me vitamina dhe minerale dhe yndyrna që e bëjnë atë një hidratues të përsosur. Përmban Vitamina E, që është miku më e mirë i lëkurës. Nuk ka ngjyra ose aromë të shtuar. Një strukturë e butë, hidratues dhe ushqyes për lëkurën.
Disa fjalë për sapunin:
Eshtë e përbërë nga pastrues natyralë, jo sintetikë dhe aditivë të ndryshëm. Eshtë i sigurt, i lehtë për t’u përdorur dhe ekonomik. Ka ph 8.5-9.5 dhe ka veti te shkëlqyera pastrimi, pa e tharë lëkurën.
Procesi me 5 hapa:
- E presim sapunin në copa të vogla dhe e vendosim në një enë që duron nxehtësinë. Vendosim enën në mikrovale (ose Bain-Marie) dhe e ngrohim në intervale 30 sek. duke e përzier deri sa të shkrihet.
KUJDES të mos marrë valë dhe të mos digjet sapuni. Nëse përdorim Bain-Marie vendosim enën brenda në një enë me ujë dhe presim deri sa të shkrijë duke e përzier.
2. Shtojmë disa pika bojë për sapun dhe e përziejmë mirë me një lugë. Doza është: në 100gr bazë sapuni të bardhë 4-8 pika bojë, në 100gr bazë sapuni transparent 2-4 pika bojë.
3. Shtojmë 30 pika vaj aromatik për cdo 100gr bazë sapuni dhe e përziejmë mirë me lugë.
4. E hedhim në kallëp dhe sprucojmë me alkool që të largojmë flluskat në sipërfaqe. E lemë sapunin të ngrijë për rreth 15-30 min.
5. Me kujdes e nxjerrim nga kallëpi dhe e mbështjellim me membranë kuzhine.
KUJDES!!
- Mos e zieni sapunin, humb transparencen e tij dhe ngurtësohet shpejt.
- Gjithmonë sprucojmë me alkool që të largojmë flluskat në sipërfaqe.
- Mos harroni ta mbështillni në fund sapunin tuaj.
- Nëse nuk del lehtë nga kallëpi vendoseni në frigorifer për disa minuta.
Reviews
There are no reviews yet