Pure Bamboo
Një aromë e freskët, e pastër dhe shumë e këndshme për përdorim të përditshëm, sidomos në ambientet e punës. Jep ndjesinë e një dite të ndritshme vere, plot dritë dhe energji pozitive. Ka një karakter floral të lehtë që të kujton aromën e honeysuckle (lule dorëzonjë), duke e bërë shumë të këndshme dhe relaksuese.
Në hapje ndjehet freskia e bergamotit, që i jep një fillim të gjallë dhe të pastër. Në zemër, aroma bëhet më e butë dhe florale me ylang-ylang, zambakun Casablanca dhe lulen e portokallit, duke krijuar një ndjesi elegante dhe femërore. Në fund, parfumi stabilizohet me nota të ngrohta si amber, sandelwood dhe vanilje Tahitiane, duke lënë një gjurmë të butë dhe të këndshme në lëkurë.
Është një parfum i lehtë, i pastër dhe shumë i përshtatshëm për çdo ditë – ideal për ata që duan një aromë të freskët, jo të rëndë, por gjithsesi elegante.
Notat kryesore:
- Notat e sipërme: bergamot
- Notat e mesme: ylang-ylang, zambak Casablanca, lule portokalli
- Notat bazë: amber, sandelwood, vanilje Tahitiane
* Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
* Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
* Të gjitha produktet përgatiten me porosi; nuk mbajmë stok.


Reviews
There are no reviews yet