Purple Orchid Blossom
Ndoshta një nga aromat më të pasura që mund të nuhasësh. Shumë e thellë dhe sensuale, të kujton trëndafila vjollcë kadifeje. E ngrohtë dhe shumë e sofistikuar. Një interpretim i errët i një buqete lulesh të zhytura në mjaltë dhe rum.
Një parfum floral luksoz dhe shumë elegant, me një ëmbëlsi dhe nuancë likeri që është e këndshme pa qenë e rëndë. Shumë femërore dhe “e pastër” në ndjesi, pa nota tipike “soapy”. Perfekte për mbrëmje ose për stinën e dimrit.
Notat e sipërme: rum, mjaltë, portokall mandarine dhe bergamot
Notat e mesme: orkide e zezë, orkide, jasemin, heliotrop, zymbyl, vaj trëndafili, narcissus, magnolia dhe lule portokalli
Notat bazë: vanilje, myrrh, suede, dru sandali, balsam nga Peru dhe labdanum
Produkti “parfum” përmban 30% vaj aromatik.
Produkti “eau de parfum” përmban 20% vaj aromatik.
Të gjitha produktet tona përgatiten me porosi dhe nuk mbajmë produkte në stok.


Reviews
There are no reviews yet