Argjil Jeshil

600 L

Argjili Jeshil është një nga më terapeutikët dhe më i miri i të gjithë argjilave.

Ndihmon në përmirësimin e shumë kushteve të lëkurës, si; puçrrat, ekzema dhe psoriasis, pickimet e insekteve, goditjet , skuqjet etj.
Argjil jeshil është i pasur me kalcium natyral, silicë, natrium, hekur dhe kalium. Konsiderohet të jetë një nga pastruesit më të fuqishëm natyrore, është jashtëzakonisht i efektshëm për pastrimin në thellësi të poreve.

Disa përdorime:
Maskë fytyre – I aplikuar drejtpërdrejt në fytyrë, argjili do të përthithë papastërtitë dhe do ta lërë lëkurën të ndjehet e tërhequr dhe e pastër. Ka veti anti-inflamatore, antiseptike ose bakteriale.

Aknet- I aplikuar në zonat e infektuara me akne do të ndihmojnë në trajtimin dhe pastrimin e zonës.
Banjë Detox: Argjili i gjelbër tërheq ujin dhe toksinat jashtë trupit.
Muskujt / Artriti: nxjerr toksinat dhe ndihmon muskujt të qetësohen.

Aplikacion:

-Si maskë për fytyrën – Merrni sasinë që dëshironi me një lugë druri ose plastike dhe përzieni me ujë ose qumësht, kos, caj, aloe vera gel etj. Pasi të krijohet një pastë mund ta masazhoni butësisht në lëkurë, lëreni të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
-Për të trajtuar puçrrat, aplikoni në zonën e prekur dhe shpëlajeni pasi të thahet.

Kujdes:

Vetëm për përdorim të jashtëm. Ky produkt nuk është gradë ushqimore. Sigurohuni që nuk keni alergji ndaj produktit dhe se po përdorni përbërës natyralë dhe të pastër. Gratë shtatzanisë gjithashtu duhet të këshilloheni me një mjek përpara se ta përdorni.

90gr

Reviews

There are no reviews yet

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.